Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim nga tërmeti i fuqishëm, që goditi mbrëmë Bosnje dhe Hercegovinën.
Epiqendra e tërmetit ishte jo larg Zenicës ka konfirmuar Xhavid Aliçiç, drejtor i zyrës së mbrojtjes civile, sipas mediave.
Një person ka pësuar lëndim nga disa gurë që përfunduan në rrugën M-17, në hyrje të tunelit Vranduk tek Zenica.
Tre persona tjerë u lënduan nga disa materiale ndërtimore që ranë nga një ndërtesë, që ishte në ndërtim e sipër.
Sipas qendrës sizmologjike të BeH, fuqia e tërmetit ishte 4.8 shkallë të Rihterit.
Dridhjet janë ndjerë në pjesën qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës por edhe në disa shtete fqinje.