-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Angli e konfirmojnë, Broja drejt largimit nga Chelsea

Kryesoret

Kohëve të fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Armando Brojas nga Chelsea.

Nga Anglia thuhet se vetë sulmuesi mund të jetë gati të shqyrtojë të ardhmen e tij në klub nëse ata sjellin një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.

Reparti sulmues i bluve nuk ka dhënë rezultatet e pritshme deri në këtë faze të sezonit me Nicolas Jackson që rezultoi i paqëndrueshëm, ndërsa Broja pavarësisht minutazhit të ulët, nuk ka bërë mirë madje në disa raste edhe duke gabuar.

Sipas Telegraph , emra të mëdhenj si Victor Osimhen mbeten fort në listën e dëshirave të Chelseat, edhe nëse një marrëveshje në janar ka të ngjarë të jetë e vështirë, por nëse një nënshkrim i ri vjen në atë pozicion, atëherë Broja mund të konsiderojë të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Reprezentuesi shqiptar më parë ka impresionuar gjatë një periudhe huazimi te Southampton, por është e drejtë të thuhet se ai ka shkuar prapa që nga kthimi në Chelsea, megjithëse lëndimet kanë penguar gjithashtu përparimin e. tij

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit