Disa shtëpi dhe shtylla elektrike u shembën dhe rreth 33,500 shtëpi mbetën pa energji elektrike. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami në Detin Lindor. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti i dhunshëm. “Të gjithë banorët duhet të lëvizin menjëherë në tokat më të larta,” tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën pas shembjes së disa shtëpive në qytetin Wajima, prefektura Ishikawa. Këtë e ka konfirmuar shefi i shtabit, Yashimasa Hayashi, në një konferencë për shtyp, duke raportuar edhe përhapjen e zjarreve në zonën e prekur.









