-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

48 viktima/ Si funksionon sistemi që të njofton në telefon që po vjen tërmeti?

Kryesoret

Pothuajse një vit më parë, më 6 shkurt, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 rrafshoi Kahramanmaras në Turqinë jugore, duke lënë më shumë se 54,000 të vdekur dhe 107,204 të plagosur. Në ditën e Vitit të Ri 2024, një tërmet i ngjashëm me magnitudë 7.6 goditi Japoninë perëndimore. Numri i deritanishëm është 48 të vdekur dhe disa dhjetëra të plagosur. Pse ka një ndryshim të tillë?

Përgjigja e pyetjes së mësipërme qëndron në kombinimin e kulturës së disiplinës dhe parandalimit, me përdorimin e teknologjisë së lartë inovative të përdorur. Qeveria japoneze ka shpenzuar të paktën 1 miliard dollarë për të krijuar sistemin më të famshëm të paralajmërimit të hershëm të tërmeteve në botë.

Ky sistem përdor 4,235 sizmometra në të gjithë vendin dhe, kur dy prej tyre regjistrojnë aktivitet në thellësi të tokës, sistemi aktivizohet automatikisht i cili dërgon mesazhe paralajmëruese në telefonat celularë dhe njofton autoritetet, stacionet televizive dhe radiofonike nëse pritet një tërmet i fortë (mbi 5 të shkallës Rihter).

Deri në 80 sekonda para shfaqjes së një tërmeti, sistemi mund të paralajmërojë, me qëllim që të jetë në gjendje të ndihmojë njerëzit të evakuohen nga zonat e rrezikshme dhe të gjejnë strehë për t’i shpëtuar dridhjeve të ardhshme. Sistemi i paralajmërimit të cunamit funksionon afërsisht në të njëjtën mënyrë.

Sistemi është i lidhur me trenat me shpejtësi të lartë, duke aktivizuar frenat e emergjencës disa sekonda përpara se valët më të dhunshme të tërmetit të arrijnë në sipërfaqe. Kështu, parandalohen daljet nga shinat dhe lëndimet – dhe më e rëndësishmja – vdekjet e pasagjerëve.

Ai është gjithashtu i lidhur me ndërtesat më të larta dhe më moderne që mbyllin automatikisht gazin natyror për të parandaluar zjarret, vendosin sistemet automatike të shuarjes së zjarrit në gatishmëri të lartë, ndezin ndriçimin e emergjencës për të drejtuar banorët drejt sigurisë ose daljes gjatë një tërmeti.

Duke u kthyer në pjesën e ndërtesës, sipas një studimi të Universitetit të Tokios në kryeqytetin japonez 87% e ndërtesave plotësojnë standardet më të fundit antisizmike. Rrokaqiejt, në veçanti, janë ndërtuar me ndihmën e qindra – pa ekzagjerim – shkencëtarë, në mënyrë që të përballojnë edhe dridhjet më të forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit