Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Kohëve të fundit Duan e kemi parë me flokë të gjatë ngjyrë manaferre që mesa duket këngëtares i janë mërzitur dhe ka ndryshuar plotësisht pamjen e flokëve.
Ajo është kthyer në një bjonde me flokë deri te supi.
Këngëtarja thotë në një postim në rrjetet sociale se ndryshimi në pamje është bërë për filmin ‘Argylle’, që pritet të ketë premierën në shkurt.