Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë një postim në rrjetet sociale për vendimin e Gjykatës së Posaçme që mbylli Sali Berishën në arrest shtëpie. Ai ka përmendur edhe krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, duke shtruar pyetjen nëse po bëhet “drejtësi shtetërore” apo “turp kombëtar”.
“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM”, ka shkruar Mustafa.