-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte ferr”! Avioni u nda në dysh! “Sapo pamë një mrekulli…”

Kryesoret

Përgjigjet për shkaqet e tragjedisë në aeroportin e Tokios nga përplasja e një “Airbusi” të “Japan Airlines” me një avion të rojes bregdetare japoneze me 5 të vdekur, kërkojnë ekspertët francezë.

Një ekip ekspertësh francezë nga Agjencia e Kërkimit dhe Analizës së Aviacionit Civil (BEA) pritet në Japoni nesër për të kontribuar në hetim.

Avioni Airbus A350 i kompanisë japoneze është përplasur, gjatë uljes në aeroportin Haneda, me një Bombardier Dash 8 të Rojes Bregdetare, që po përgatitej të ngrihej. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të Airbus arritën të evakuohen, megjithëse avioni ishte përfshirë nga flakët. Pesë nga gjashtë anëtarët në bordin e avionit të Rojës Bregdetare u vranë. Avioni u nda në dysh.

“Ishte ferr”! Pasagjeri përshkruan momentin kur avioni shpërtheu në flakë

17-vjeçari suedez Anton Debe, i cili ishte pasagjer në avionin e Japan Airlines duke udhëtuar me prindërit dhe motrën e tij, përshkroi atë që ndodhi.

E gjithë kabina u mbush me tym brenda pak minutash”, tha ai për gazetën suedeze Aftonbladet. “Ramë poshtë, në dysheme. Pastaj u hapën dyert e urgjencës dhe ne ikëm me vrap.

Tymi në kabinë ishte sikur të ishim në ferr. Ishte ferr. Nuk e kishim idenë se ku po shkonim, kështu që vrapuam në fusha. Ishte kaos” tha ai.

Ish-piloti: Sapo pamë një mrekulli

“Mënyra se si i nxorën të gjithë ata pasagjerë nga avioni është pothuajse e pabesueshme” tha ish-piloti Roger Whitefield për Sky News. “Ekuipazhi arriti të nxjerrë të gjithë pasagjerët dhe kjo është një mrekulli” tha ai.

VIDEO-Avioni mori flakë! Momenti kur pasagjerët dalin me vrap

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit