-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Avioni mori flakë! Momenti kur pasagjerët dalin me vrap

Kryesoret

Pamjet e pabesueshme të pasagjerëve duke ikur nga flakët pasi kanë dalë nga avioni po bëjnë xhiron e mediave botërore.

 

Një alarm u ra në aeroportin “Haneda” të Tokios të martën mbrëma (me orën lokale) kur një avion i “Japan Airlines” shpërtheu në flakë ndërsa u ul në pistë.

 

Pamjet nga transmetuesi “NHK” treguan flakët që dilnin nga dritaret e avionit dhe poshtë tij. Edhe pista ishte në flakë. 379 persona (367 pasagjerë – përfshirë 8 fëmijë – dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) janë nxjerrë në mënyrë të sigurt nga avioni që digjej.

 

Në të njëjtën kohë, pesë persona nga ekuipazhi i avionit të rojes bregdetare janë gjetur të vdekur, ndërsa kapiteni ka shpëtuar, por gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e rëndë. Sipas burimeve, avioni i rojes bregdetare po transportonte ndihma humanitare dhe mallra bazë për personat e prekur nga tërmeti i djeshëm.

“NHK”, duke cituar autoritetet, tha se avioni u përplas me një avion japonez të rojes bregdetare pasi u ul në “Haneda”. Për momentin nuk dihet nëse ka qenë një gabim i kullës së kontrollit që i ka dhënë “OK” uljes, apo nëse avioni i rojes bregdetare ka hyrë papritur në pistë teksa avioni i “Japan Airlines” ishte në ulje. Transkripti i bisedave të kontrollorit të trafikut ajror me pilotin e avionit do të hedhë dritë mbi shkaqet e rrëzimit.

VIDEO-Momenti kur merr flakë avioni me 379 persona brenda

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit