Tragjedia e dytë e familjes shqiptare Farruku. Pak ditë më parë në Angli i dha fund jetës Leonard Farruku. 27-vjeçari ishte azilkërkues.
Përpara se të merrte vendimin ekstrem ishte ankuar dhe kishte kërkuar ndihmë, por ishte injoruar nga autoritetet në anijen “Bibby Stockholm”, shkruan BBC.
Tashmë motra e viktimës Jola Farruku u shpreh nuk mund të përballojë shpenzimet për ta sjellë trupin e tij në vendlindjen e tij, Shqipëri.
“Ishte një tragjedi që humbëm vëllanë në rrethana të tilla, por tani po përballemi me një tragjedi të dyfishtë që nuk mund ta kthejmë trupin e tij në shtëpi për të bërë ceremoninë mortore. Nuk e dimë se sa kohë do të duhet që të mblidhen paratë.
Ne kërkojmë me dashamirësi ndihmë për të mbledhur fonde që trupi i Leonardit të kthehet nga Britania e Madhe në atdhe në Shqipëri për të pushuar në paqe” tha ajo. Familja e Farrukut ka krijuar një faqe GoFundMe për të kërkuar ndihmë.