Një alarm u ra në aeroportin “Haneda” të Tokios të martën mbrëma (me orën lokale) kur një avion i “Japan Airlines” shpërtheu në flakë ndërsa u ul në pistë.
Pamjet nga transmetuesi “NHK” treguan flakët që dilnin nga dritaret e avionit dhe poshtë tij. Edhe pista ishte në flakë. 379 persona (367 pasagjerë – përfshirë 8 fëmijë – dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) janë nxjerrë në mënyrë të sigurt nga avioni që digjej.
A Japan Airlines plane with several hundred passengers onboard caught fire at Tokyo’s Haneda airport after colliding with another aircraft
It appears that all aboard were safely evacuated, national broadcaster NHK reports https://t.co/WE7R6IKoiy pic.twitter.com/5mYED97v6w
— Bloomberg (@business) January 2, 2024
Në të njëjtën kohë, pesë persona nga ekuipazhi i avionit të rojes bregdetare janë gjetur të vdekur, ndërsa kapiteni ka shpëtuar, por gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e rëndë. Sipas burimeve, avioni i rojes bregdetare po transportonte ndihma humanitare dhe mallra bazë për personat e prekur nga tërmeti i djeshëm.
“NHK”, duke cituar autoritetet, tha se avioni u përplas me një avion japonez të rojes bregdetare pasi u ul në “Haneda”. Për momentin nuk dihet nëse ka qenë një gabim i kullës së kontrollit që i ka dhënë “OK” uljes, apo nëse avioni i rojes bregdetare ka hyrë papritur në pistë teksa avioni i “Japan Airlines” ishte në ulje. Transkripti i bisedave të kontrollorit të trafikut ajror me pilotin e avionit do të hedhë dritë mbi shkaqet e rrëzimit.
Japonia nuk “gjen qetësi”, digjet avioni duke shkaktuar tragjedinë e radhës