-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjeloshaj: Kosova “vijë e kuqe” e qëndrimit tim në qeverinë e Malit të Zi

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për politikat ekonomike, Nik Gjeloshaj ka deklaruar se ka disa “vija të kuqe” të qëndrimit të tij në koalicionin qeverisës. Një nga ato është edhe çështja e pavarësisë së Kosovës. Ai u shpreh se nëse Mali i Zi vendos ta heqë njohjen e Kosovës, atëherë ai do të largohej nga qeveria.

Siç e dini, Forumi Shqiptar është subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Mal të Zi dhe si njerëz seriozë, e kemi shqyrtuar me kujdes dhe tërësisht vendimin për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës dhe kemi arritur në përfundim se shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë partnerë të vërtetë të të gjitha forcave demokratike dhe properëndimore në Mal të Zi, në rrugën e tyre evropiane e euroatlantike.

Dua t’ju kujtoj se populli shqiptar tregoi pjekuri edhe në raste shumë më të vështira në të kaluarën, që në fund rezultoi se ishte qasje e mirë që vetëm sa çoi në faktin që të kemi një shoqëri e mjedis më të mirë për jetën e të gjithëve. Prandaj shumica e shqiptarëve në Mal të Zi e mbështetën vendimin tonë.

Sa i përket qëndrimeve të disa përbërësve të Qeverisë, ne ishim të bindur dhe këtë e vërtetoi edhe marrëveshja e nënshkruar e koalicionit, se s’do të ketë bisedime edhe iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Jam i bindur se për shumicën e skenës politike dhe jo vetëm, kjo temë në Mal të Zi është e mbyllur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit