Këtë Vit të Ri qeveria kishte një dhuratë për 15 artistë, sportistë dhe studiues duke u miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm. Vendimi u botua sot në fletoren zyrtare.
Në listë janë Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga, Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase, Nazmi Hoxha, Aurel Plasari, Mimoza Ibrahimi, Zhuljana Jorganxhi, Xhelal Kalaja, Pavllo Mihali, Diana Mata, Lulëzime Duka.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim.