Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot Sali Berisha e ka thyer masën e arrestit në shtëpi duke dalë në ballkon për të mbajtur fjalim për demokratët që ishin poshtë pallatit të tij ku është mbyllur brenda. A e kontrolloi policia Berishën në banesë? Për këtë Balla tha se nuk është interesuar, por referimet do i dorëzojë në SPAK.
“Unë nuk dua që kurrsesi që kësaj çështje t’i jap cdo lloj ngjyrimi politik. Për ne të gjitha rastet janë raste që këta persona i kanë me drejtësinë. Pavarësisht faktit që në rastin e personit që ju flisni është një kallëzim i bërë nga unë në cilësinë e deputetit dhe një qytetari të njohur me një vepër penale.
E kam ndjekur prej shumë vitesh atë çështje, që kur “gatuhej” dhe të gjitha veprat penale që kanë pasuar. Mbetem i bindur që privatizimi i kompleksit “Partizani” është si në librat e kriminalistikës, të korrupsionit. Nuk dua të hyj në asnjë lloj komenti që…ju e keni parë sot në Shqipëri përballen dy botë.
PS-në që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh. Keni edhe këtë rastin tjetër. Është një korrupsion i pastër. Një funksionar përdor firmën dhe funksionarët e tij brenda ndërtesës për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedurash. Ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Por këtu është korrupsion. Janë krijuar miliona pasuri. Kam dëgjuar shumë interpretime. Kodi i procedurës penale është shumë i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi thotë se gjatë arrestit në shtëpi, ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Ky është kodi. Nuk e kam shkruar unë.
As zotëria. Por e kam votuar edhe unë edhe zotëria. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë që shtetasi në fjalë të trajtohet njëlloj si cdo tjetër. Policia e ka të përcaktuar sesi e ushtron kontrollin në zbatimin e këtij vendimi dhe më pas referon në prokurori të gjitha konstatimet për zbatimin e këtij vendimi. Është e papranueshme…” tha ai.
A e theu Berisha arrestin? Avokati te “5Pyetjet.al”: Saliut po i digjet mandati i deputetit…