Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku janë shënuar 2 të vrarë.
Vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Viktimat janë Lulëzim Cani 69 vjeç dhe Vehap Cani 63 vjeç.
Vehap Cani qëlloi me pistoletë Lulëzim Canin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Canit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
“I dëgjova gratë duke bërtitur”! Informacioni i fundit, si e vrau vëllai vëllanë në Tiranë?