Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për t’i rikthyer celularin që iu sekuestrua vitin e kaluar.
Deputetja e Partisë së Lirisë ankimoi vendimin për heqjen e sekuestros ndaj objekteve të sekuestruara nga SPAK në lidhje me hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA dhe jo vetëm.
Pak javë më parë ishte vetë ish-kryetarja e LSI-së që e pranoi se SPAK-u i kishte sekuestruar celularin.