Dy zyrtarë policie kanë mbetur të lënduar nga një përleshje që ka ndodhur afër pikës kufitare në Merdar të enjten paradite.
Sipas policisë, tre të dyshuar janë shoqëruar në stacion pasi kanë sulmuar patrullën policore.
“Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.