-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk e donin shqiptarin për dhëndër, familja greke pagoi 2500 euro për ta vrarë

Kryesoret

Një histori e rëndë e cila ka ndodhur gati 14 vite më parë në Greqi është rikthyer në qendër të vëmendjes. Historia nis në vitin 2014 kur një 43-vjeçar shqiptar u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim të porositur. Vrasësi i tij ka apeluar dënimin e tij pasi është dënuar me burgim të përjetshëm.

Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë krijon një lidhje dashurie me një 30-vjeçare , 13 vite më të vogël se ai. Ky lajm nuk u mirëprit nga familja e vajzës pasi 43-vjeçari shqiptar ishte i varfër, i divorcuar dhe me 2 fëmijë. Familja e vajzës nuk e pranoi kurrë martesën.

Dhëndri shqiptar, pas shqetësimeve të herë pas hershme nga vjehrri, kishte marrë urdhër mbrojtje në polici dhe babait të vajzës nuk i lejohej që t’ju afrohej.
Në këtë situatë babai i vajzës paguan një çeçen që kishte dalë nga burgu kohët e fundit dhe i kërkoi të vriste dhëndrin. Ai i ofroi atij shumën prej 2500 eurove, ku 1500 ja dha parapagim dhe pjesën tjetër pasi kreu vrasjen.

Çeçeni së bashku me nipin e tij i bllokuan rrugën me makinë 43-vjeçarit me pretendimin që ai të dilte nga makina dhe të fliste me të, pasi doli nga mjeti, e morën me forcë dhe e futën në makinën e tyre duke e çuar në një zonë të pyllëzuar. Aty e dhunuan dhe e mbytën me litar, më pas trupin e groposën.
Krimi u zbardh nga auotritetet greke dhe gjykata e Selanikut e dënoi çeçenin me burgim të përjetshëm, ndërsa ai ka kërkuar apelimin e këtij vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit