-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përvjetori i gazetës Rilindja Demokratike, Basha zotohet: Do çliroj mediat!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë festës së 33-vjetorit të gazetës Rilindja Demokratike ka deklaruar se se demokratët duhet të reflektojnë për ndërtimin e urave të komunikimit me shoqërinë shqiptare.

Ai u shpreh se duke nisur me shpalosjen e programit elektoral të PD-së, zotimi i tij i parë shkon për çlirimin e mediave nga robëria dhe lidhjet me pushtetin.

Këto të fundit sipas tij kanë zhbërë misionin kryesor të medias.

“U urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike.

Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias” u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit