Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar fazën e tretë të operacionit të koduar “Zonat”
Si rezultat i këtij operacioni, policia ka goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke sekuestruar mbi 1 kilogram heroinë dhe duke vënë në pranga dy shtetas.
Të arrestuarit janë identifikuar si Gezim Muhameti 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zhuljan Prençi 35 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas Policisë, arrestimi është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune hetimore e operacionale, ku është lokalizuar automjeti me të cilin po lëviznin të dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në kryeqytet.









