Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports, rikthimi i Jadon Sancho tek Borussia Dortmund është shtyrë me disa ditë. Ende nuk është arritur një marrëveshje me Manchester United për shitjen e anësorit anglez.
Negociatat janë ende në vazhdim, disa detaje duhet të finalizohen për marrëveshjen që sigurisht do të materializohet me formulën e huazimit.
Borussia Dortmund po stërvitet në Marbella këto ditë për t’u përgatitur për rinisjen e kampionatit. Shpresa e klubit gjerman ishte ta shihte lojtarin tashmë në Spanjë për vizita mjekësore dhe nënshkrim.
Vullneti i palëve është që marrëveshja të realizohet, duke pasur parasysh që Sancho tashmë ka disa muaj që është ndarë me Manchester United.
Paraqitja e tij e fundit daton në fund të gushtit, në një ndeshje të vlefshme për ditën e 3-të të Premier League kundër Nottingham Forest.
Në shtator, u shfaqën mosmarrëveshje me trajnerin Erik ten Hag, të cilat çuan në një frakturë që nuk u shërua kurrë, me lojtarin që refuzoi të kërkonte falje.
23-vjeçari Sancho iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2021 për shumën monstruoze prej 85 milionë eurosh, të paguar te Borussia Dortmund. Kjo është blerja e katërt më e shtrenjtë e djajve të kuq ndonjëherë