Për rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.
“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE”- përfundon reagimi i Ballës.