Arrestohet burri i gruas që i dha fund jetës në datë 2 Janar. Ai është Xhemal Loka. Një ditë më parë pista kryesore ishte dyshimi se nëna e katër fëmijëve, Bedrie Loka i dha fund jetës pas denigrimit në rrjetet sociale, Tik Tok me adresa false.
Por sot është arrestuar bashkëshorti. Ai akuzohet se e dhunoi psikologjikisht dhe e kërcënoi se do ta vriste gruan. Ishte dëshmia e vëllezërve që çoi Xhemal Lokën në qeli. Fëmijët pas ngjarjes nuk kanë dëshmuar për dhunë, por vëllezërit. Pozita e Lokës rëndohet akoma më shumë për shkak se i janë gjetur armë në shtëpi.
“Vihet në pranga bashkëshorti i 41-vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit Xhemal Lokës, i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë. Ky celular, bashkë me celularin e shtetases Bedri Lokës janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes” njofton policia.
“Do të vras”! I drejtoi thikën, si e kërcënoi burri gruan që i dha fund jetës?