-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me dronë nga karteli i drogës, 30 të vrarë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi të enjten në Meksikë, ku si pasojë e një sulmi me dronë, 30 persona u vranë.

Sulmi ndodhi në një komunitet të vogël në Guerrero, një vend i shkatërruar nga dhuna e pakontrolluar e karteleve të drogës, sipas një grupi për të drejtat e njeriut.

Organizata fetare dhe e të drejtave të njeriut Minerva Bello Center tha se sulmi i së enjtes ndaj të paktën 30 personave u krye nga një kartel droge.

Drejtori i qendrës, Jose Filiberto Velazquez, tha që viktimat ishin të vrarë, megjithëse autoritetet ende nuk kishin qenë në gjendje të bënin kontrollet e nevojshme në komunitet.

Komuniteti i Helidoro Castillo, në skajet e Tlacotepec, është në një luftë midis La Familia Michoacana dhe Jalisco Generation New Cartels. Velázquez tha se sulmet me dronë nga kartelet dhe dhuna janë përshkallëzuar gjatë vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit