Një akt i turpshëm ka goditur mbrëmjen e sotme futbollin italian, dhe fatkeqësisht ka shumë “shqiptarizëm” në këtë mes.
Ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit në takimin Çesena-Olbia 1-0, në ndeshjen e javës së 20-të të grupit B të Serisë C, ishte absurde.
Fitorja minimale e vendasve u la në hije pasi portieri i Olibas, Rinaldi goditi në fytyrë sulmuesin shqiptar Kristian Shpendi.
Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Çezenas që u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull.
Nga mos përmbajtja babai i futbollistit ka tentuar të hyjë në fushë dhe të godas portierin, duke shkaktuar jo pak trazira në fushën e lojës por dhe në mediat fqinje.
Momentalisht siç raportojnë mediat italiane, është duke u pritur raporti i arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, pasi Çezena rrezikon skualifikimin nga fusha.
Ndërkohë situata u komentua dhe nga trajneri i Cesenës: Ajo që ndodhi ishte shpërthimi i fundit i një ndeshje që gjyqtari nuk ishte në gjendje të menaxhonte, ajo kontribuoi në krijimin e nervozizmit, disa karta do të kishin qenë të mjaftueshme kur kishte gabime të këqija nga lojtarët e Olbia.