Pasditen e sotme rreth orë 16:00, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Korçës, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë që u dhunuan fizikisht në Mal të Zi.
Nga gjendja e tij e traumatizuar, ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët por kanë qenë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.
Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.
Dhunimi i shqiptarëve/ Flet mjeku: 2 prej tyre kishin dëmtime serioze