-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si janë sot raportet? Rita Ora sqaron njëherë e mirë për…

Kryesoret

Rita Ora, hodhi poshtë me vendosmëri thashethemet për një grindje të gjatë me Dua Lipën, teksa zbuloi se dëshiron të bashkëpunojë me të dhe dy femra të tjera britanike në krye të top-listave.

Këngëtarja 33 vjeçare, shpreson se ajo, Dua, Bebe Rexha dhe Ava Max – të cilët të gjitha kanë një trashëgimi shqiptare mund të bashkëpunojnë së bashku në një këngë të re dhe foli për t’i dhenë fund spekulimeve mbi rivalitetin me këngëtaren. Deklaratat e saj u bënë në “Not Skinny But Not Fat” nga Amanda Hirsch, e cila tha se kishte shumë shqiptarë në industrinë e muzikës dhe Rita u përgjigj: ‘Po, është e mrekullueshme të shohësh. Kur fillova në 2012, nuk kishte”.

“Pra, tani kemi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe..”, u ndërpre nga Amanda e cila e pyeti nëse është krahasuar ndonjëherë me ta. Rita u përgjigj: “Unë mendoj se është një gjë e natyrshme kur njerëzit krahasohen, veçanërisht sepse nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës.”

Amanda më pas e pyeti nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë dhe Rita tha: ‘Po. Me Ava Max dhe Bebe jemi bërë bashkë”

“Jo edhe aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjithë do të bënim diçka të mrekullueshme së bashku. Thjesht për të përfaqësuar”, shtoi ajo. Rita dhe Dua të dy vijnë nga Kosova dhe të dyja kanë trashëgimi shqiptare, por lidhja e tyre shkon më thellë pasi gjyshërit e tyre kanë qenë miq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit