Kryetari i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tregoi sonte në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” rrugën që do të ndiqet për të bërë të munduar votën e emigrantëve.
“Në kuadër të nevojës që ka vendi ynë për të përfshirë diasporën për votim i kemi depozituar kuvendit një draft për votim.
Nëse nuk do ta marrin në konsideratë do të fillojmë të mbledhim 20 mijë firma. Nëse edhe atë nuk e marrin në konsideratë, atëherë do të vazhdojmë rrugën të përballemi elektoralisht me këta.
Unë nuk bëhem dot vrasës të ekzekutoj ndonjë nga këta për të shpëtuar Shqipërinë. Fuqinë e Zotit nuk e kam. Rruga e vetme do të jetë përballja me qytetarët.
“Drejtësi, jo me Kanun”! Kaso “kapet” me Lapajn dhe “kërcënon” Rama: Do të vijmë aty
Nëse duan të më zgjedhin mua apo këta që janë. Nëse duan sikur e kanë le të rrinë në këtë tallavanë e madhe.
Tani kam edhe diçka për opozitën e deritanishme dhe asaj që ne pretendojmë që të bëjmë. Këtu nuk ka vend për luftë dhe konflikt por reflektim dhe bashkim të madh popullor për Shqipërinë.
Kushdo që ndjek axhendë personale. Bashkimi nënkupton bashkim për votën e emigrantëve, hapjen e sistemit, depolitizimin e administratës, referendumet, etj.
Nisma që çojnë në një reformim të thellë. Le t’ia lëmë në derë “topin” pushtetit. Më pas të përballen me frontin e qytetarëve nëse nuk e bëjnë” tha ai.
“Ti je i Sorosit”! Lapaj: Kjo është e vërteta ime! Lista, gara dhe e ardhmja