-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa djalin të gjakosur, babai i futbollistit shqiptar hyn në fushë dhe sulmon portierin

Kryesoret

Alex Shpendi, babai i 2 futbollistëve shqipatre, Stiven dhe Christian Shpendi sulmoi fzikisht portierin kundërshtar në ndeshjen mes Cenzës dhe Olibias. Ky sulm mund t’i kushtojë shtrenjtë jo vetëm atij por edhe klubit italian.

Për mediat italiane ai ka shpjeguar arsye pse e kreu këtë sulm.
“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe Cezenës. Gjest shumë i keq për mua. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur. Për këtë arsyeje si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd. Jam i mërzitur nga shembulli i keq që dhashë me gjestin që bëra. Si një familjar gjithmonë jam përpjektur t’i edukoj fëmijët e tij mbi vlerat e respektit për të tjerët. Ky gjest nuk mund të justifikohet. E di që me veprimin tim kam thyer ato vlera në të cilat besoj dhe që jam përpjekur gjithmonë t’ia përcjell familjes time”.

Alex Shpendi hyri në fushë pasi portieri i Olibias i shkaktoj një dëmtim të rëndë në vetull lojtarit të kombëtares shqiptare të U-21, duke e larguar nga fusha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit