Disa detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga vrasja e shqiptares nga bashkëshorti i saj grek. 41-vjeçarja, Gjerogjia Murati ishte zhdukur nga shtëpia e partnerit të saj ditën e ndërrimit të viteve, në Kalamaria.
Siç pretendoi partneri i saj, ajo i dërgoi një mesazh para se të zhdukej duke thënë: “Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua”.
siç raportohet një mik i partnerit të saj ka rrëfyer më polici se ata së bashku kanë vrarë bashkë atë.
Partneri i saj e lexoi mesazhin një orë më vonë, ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ai u përgjigj, por mesazhi i tij nuk u lexua kurrë. Pas hetimeve, rezultoi se pikërisht partneri dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro.
Mirëpo, policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës së shkrimit të gruas, ndërsa siç u raportua, ajo nuk do të bënte kurrë lëvizje për të marrë paratë dhe për t’u zhdukur.
Në qendër të hetimeve të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës ka qenë që në momentin e parë partneri i saj, i cili sipas informacioneve ka qenë me precedent penal. Motra e tij kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur pesë herë.
E rëndë! Bashkëshorti grek vrau gruan shqiptare natën e Vitit të Ri, viktima ishte shtatzënë