-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet nëna e 12-vjeçares në Pogradec: Kishin 3 vjet që flinin në një dhomë

Kryesoret

Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj për shkak të marrëdhënies që ai kishte pasur me vajzën e saj që para 2 vitesh. Ajo sqaroi se është shpërngulur që para 2 vitesh nga Prrenjasi në Pogradec.

Nëna ka folur për herë të parë mbi këtë ngjarje ku është shprehur se rreth 2 muaj më parë e ka kuptuar për marrëdhënien e tyre pasi i kishte dëgjuar mbrapa derës por nuk kishte folur pasi kishte frikë nga bashkëjetuesi i saj.

“Ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë, i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, ka deklaruar nëna e vajzës.

29-vjeçari është arrestuar nga policia dhe pritet të njihet me masën e sigurisë.

Tronditëse në Pogradec/ I riu abuzon me 12-vjeçaren: Kishim dy vite të lidhur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit