-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti: Serbia me Banjskën i tregoi “dhëmbët” SHBA-së

Kryesoret

Presidenti Vuçiç është një lider klasik autokratik, ai po përpiqet të vendosë kontroll të plotë , tha Edward Joseph, një pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, i ftuar në PBS News Weekend.

Jozeph shpjegoi se fqinji, mentori dhe mbrojtësi i Vuçiçit brenda BE-së është kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili krijoi zgjedhje të pakuptimta sepse partia në pushtet kontrollon gjithçka, dominon media dhe opozita është dobësuar.

Mediat në Serbi, deklaroi ai, janë nën dominimin e madh të partisë në pushtet dhe gazetarët dhe aktivistët e pavarur janë të frikësuar. “Kjo është ajo që ne shohim në Serbi.”

Jozefi përmendi dhe sulmin në Banjskë në veri të Kosovës “ku keni trupa të NATO-s dhe në mesin e tyre ushtarë amerikanë”, ku një patrullë e policisë së Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur rëndë të cilët nuk u lejuan të hynin në Kosovë pa dijeninë e autoriteteve serbe, dhe sigurisht që menjëherë ngjalli dyshime për presidentin Vuçiç”.

Ai thekson se mos konsiderimi i SHBA-së dhe sulmi në Banjskë “ishte kriza që presidenti Vuçiç me shumë gjasa donte ta linte pas, për të rivendosur autoritetin e tij si e vetmja figurë e shquar politike në Serbi dhe për të ecur përpara”.

Ai theksoi se në Ballkan kemi një pabarazi ku SHBA i trajton fqinjët e Serbisë shumë më ashpër me standarde më të larta.

Shtetet e Bashkuara, thekson ai, “në thelb projektuan frikë nga Beogradi, të cilën Vuçiç e interpretoi me të drejtë si dobësi amerikane dhe po e shfrytëzon atë”.

Nga kjo përfiton edhe aleati i tij Rusia. Pra, ne kemi atë që quhet bilanc, por në fakt është një politikë pro-ruse në Beograd dhe këtë mund ta shohim hapur tani”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit