-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon ministri i Administratës Publike në Malin e Zi: Të rinjtë nuk u trajtuan mirë

Kryesoret

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj ka thënë se të rinjtë shqiptarë që u sulmuan në Mal të Zi, nuk janë trajtuar mirë.
“Deri më tani janë sjellë para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazezë që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dushaj për RTV Dukagjinin.

Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por, sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër.

Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve, që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në ndikim të drogave dhe të alkoolit.

“Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Ne kemi insistuar për të biseduar, jo vetëm me policinë, por dhe me prokurorinë, dhe kjo çështje është ngritur në nivelin më të lartë politik”, ka shtuar ministri i Administratës Publike në Mal të Zi.

“Sipas informacioneve që kam marrë, të rinjtë shqiptarë nuk janë trajtuar mirë në masë të duhur, dhe kjo nuk është fare mirë. Unë kam biseduar dhe me ministrin e Shëndetësisë për këtë çështje dhe më ka premtuar se do të marrë masa ndaj institucioneve relevante, konkretisht, institucioneve të Shëndetësisë”, ka thënë Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit