-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka për Franz Beckenbauer: Lamtumirë Perandor!

Kryesoret

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një nga legjendat më të mëdha të futbollit Franz Beckenbauer.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë një postim në Facebook ku ka vlerësuar futbollistin për gjithçka që ai i ka dhënë historisë.

“Bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme. Shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990. Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës. Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit. Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser”. Lamtumirë “Perandor”, faleminderit për gjithçka i ke dhënë futbollit!” – Shkruajti kreu i FSHF!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit