Një 26-vjeçar në Shkodër është kapur teksa ishte duke i dhënë makinë së tij në gjendje të dehur për më tepër dhe në kundravajtje.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Balshaj” dhe se i riu ka qenë duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi qarkullonte me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur, në sens të kundërt të lëvizjes, në sheshin “Balshaj”.