Virozat e sezonit dimëror kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në ditët e para të këtij viti në Kosovë. Prezent vazhdon të jetë ende COVID-19. Përveç COVID-19, prezent në Kosovës është edhe gripi i derrit.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar dy pacientë me COVID-19 dhe tre të tjerë me gripin e derrit.
“Dy persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe tre të tjerë me gripin e derrit. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Vishaj.