Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2% këtë vit. Në raportin më të fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikohet që rritja ekonomike për vendet e rajonit të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi.
Shtetet me rritjen më të ulët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 përqind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit. Kjo për shkak të zvogëlimit të rezervave të kursimeve, rënies së kërkesës për shërbime, apo masat e ndërmarra për konsolidimin fiskal e shtrëngimet e politikave monetare.