Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, theksoi që ekonomia shqiptare po tregon qëndrueshmëri, por për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë, vendi ka nevojë për reforma të shpejta dhe investime të mëdha, veçanërisht në kapitalin njerëzor.
Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, Paolucci theksoi sfidat që lidhen me rritjen e produktivitetit dhe përfshirjen më të gjerë të popullatës në tregun e punës, në një periudhë kur Shqipëria po përballet me tkurrje të fuqisë punëtore dhe sfida të tjera ekonomike.
“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë,” Massimiliano Paolucci, Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri.
/5pyetjet.al









