Dy shqiptarë të cilët ishin arrestuar në Birmingham janë dënuar me 8 vite burg për shkak se trafikonin kokainë. 2 të arrestuarit janë Orest Malushin, 44 vjeç dhe Olsian Voglin 31 vjeç.
Vogli ishte parë teksa dilte nga një banesë në rrugën Caversham të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Të dy shqiptarët u arrestuan në automjetin e Malushit në korrik të vitit të kaluar.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet një çantë e zezë e mbushur me gjysmë kilogram kokainë. Ndërsa pas kontrollit të apartamentit të tij, u gjetën më shumë se 100 mijë paund ‘cash’ dhe një telefon celular me disa karta sim që u sekuestruan.
2 shqiptarët u deklaruan fajtorë për shitje kokaine dhe u dënuan respektivisht me 2 vjet e 6 muaj burg dhe 5 vjet e 4 muaj burg nga gjykata e Harrou Croun.