-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari te “5Pyetjet.al”: Dy pista, pse e vrau burrin shtatzënën shqiptare

Kryesoret

Një 41-vjeçare shqiptare u ekzekutua në Greqi nga partneri i saj natën e ndërrimit të viteve. Viktima është Xhorxhia Murati, e cila ishte tre muajsh shtatzënë. Por pse ndodhi krimi dhe cilat janë pistat që po hetohen? Gazetari Etmond Guri në  një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al” nga Greqia u shpreh se për momentin po hetohen dy pista.

Kemi të bëjmë me një skenar, me një mendje të sëmurë krimineli, që inskenoi, bëri një regji shumë të fortë, si veproi para dhe pas. Autoritetet greke hetuan të gjitha pistat dhe arritën zbulimin e autorit. Miku i tij ishte bashkëpunëtor në vrasje.

Gruaja ishte e zhdukur prej Vitit të Ri. Partneri jo vetëm nuk u trondit, por doli në mediat greke dhe kërkoi ndihmë për gjetjen e gruas, që e vrau dhe e kishte fshehur trupin bashkë me shokun e tij. Dy janë pistat, e para grabitja, partnerja kishte informuar burrin se do të shkonte tek të afërmit për të marrë një shumë prej 5 mijë eurosh.

Kur ndodhi krimi viktima ka pasur 80 Euro në portofol që ia kanë marrë. Pista e dytë është që ka gjasa që partneri mund të mos ishte dakord me shtatzëninë e saj duke arritur deri tek vrasja” tha ai.

Mediat greke shkruanin sot se ndaj burrit ka pasur në të kaluarën nëntë denoncime per dhunë në familje dhe katër dënime për rrahjen e motrës. Një e shkuar e zezë me shumë precedentë.

Ai nuk ka pranuar vrasjen e gruas duke ia hedhur fajin shokut me të cilin bashkëpunoi për ta ekzekutuar me thikë dhe për ta groposur. “Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

Tmerr! Flet për herë të parë burri që copëtoi gruan shtatzënë shqiptare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit