Seanca paraprake për dosjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, është shtyrë për në datën 28 janar.
Mësohet se seanca ishte planifikuar për ditën e sotme, por disa prej të pandehurve nuk ishin njoftuar dhe si rezultat nuk ishin paraqitur.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare dhe për lejen e ndërtimit të një pallati.