-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari gjerman: Vuçiç është shërbëtor i Putinit, nuk ka vend në BE

Kryesoret

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth deklaroi se Aleksandar Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm. Ai shtoi se nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në Bashkimin Evropian.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, tha Roth.

Reporteri në Bundestagun për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker duke folur për zgjedhjet në Serbi, tha se “vëzhgues të ndryshëm kanë konstatuar parregullsi të ndryshme”. Sipas tij, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kanë qenë shumë intensive për vite me radhë.

Ai përsëriti se hapja dhe transparenca janë më të rëndësishmet në zgjedhjet demokratike. “Nëse bllokadat në veri të Kosovës organizohen nga Serbia dhe nëse mund të hiqen vetëm me një fjalë, nëse Dodik ishte në një demonstratë në Beograd verën e kaluar, në një tubim dhe thoshte rroftë Serbia, rroftë Serbia, rroftë Rusia, dhe Vuçiçi po i qëndron pranë, se edhe kjo tregon se qeveria aktuale ka tendenca nacionaliste ose ka një hap prapa, nëse situata është e tillë që krahas gjithë kësaj ende kryen manipulime elektorale, atëherë ne jemi shumë kritik ndaj kësaj dhe kjo është arsyeja pse transparenca është shumë e rëndësishme. Le t’i nxjerrim faktet atje dhe të shohim se çfarë ndodhi”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit