-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

120 mijë euro kokainë e fshehur nën dyshek, telashe për dy shqiptarët në Itali

Kryesoret

Nga hetimet e policisë italiane kanë përfunduar në pranga dy shqiptarë, të cilët u kapën duke trafikuar kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Torino, në lagjen Madonna di Campagna.

Pikërisht në këtë zonë nga kontrolli i dy banesave, u gjetën provat që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve, ende të paidentifikuar.

Në shtëpinë e parë kishin fshehur me zgjuarsi në zgavrën e një rafti këpucësh 1.2 kg kokainë, një peshore precize dhe material të dobishëm për paketimin e drogës në doza.

Brenda banesës së dytë u gjetën të fshehura brenda një dysheku dy mbështjellës me 1 kg 25 gram kokainë, tre peshore precize, material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Dy burrat u arrestuan. Vlera e shitjes me pakicë e lëndës së sekuestruar, sipas kostove aktuale të tregut, do të jepte mbi 120 mijë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit