Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare sipërmarrësi Dritan Mezini, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë nga një atak kardiak.
Lajmin e hidhur e kanë ndarë në rrjetet sociale të afërmit e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.
‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.
Ndërkohë ngushëllime për humbjen ka shprehur dhe ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.