Një dënim i rëndë me 18 vite dhe 6 muaj burg u dha ditën e djeshme ndaj “Zotit të drogës” të mafias shqiptare, Elvis Demçe, i cili do vuaj dënimin për akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”, ku viktima është një ish-lojtar i Lazios.
Të njëjtin dënim me të ndan dhe pasardhësi i familjes fisnike Matteo Costacurta, i cili mban nofkën “Princi i Zi”, një fisnik me gjak “blu” që zgjodhi të bëhej një vrasës në krimin e organizuar do të vuaj një dënim me 18 vite burg.
Siç raporton “La Repubblica” Demçe ishte organizatori ndërsa Costacurta ishe ekzekutuesi i Alessio Marzianit, një kriminel dhe trafikant droge i dënuar më parë, siç mësohet Marzani i kishte bërë diçka të keqe grupit, çka solli 4 plumba në kurriz të tij, për mrekulli dhe çuditërisht ai i mbijetoj.
Daniele Gallarello, porositësi i vrasjes, një person i cili bënte biznes me Demçen, kishte filluar të shqetësohej.
Marzani i cili punonte në trafikun e drogës për Gallarellon kishte filluar ta shantazhonte.
Duke i’u përgjigjur kërkesës së Gallarellos, Demçe doli garant për të hequr qafe “problemin” dhe organizoj vrasjen.
Përveç bosit shqiptar dhe “Princit të Zi”, me 14 vjet u dënua Alessandro Corvesi, ndërsa me 15 vjet e 6 muaj vetë Gallarello, si dhe 11 vite viktima Marzani, nën akuzë për zhvatje dhe trafikim droge.
Përfshirja e Alessandro Corvesi në grupin kriminal është bërë kryefjalë në mediat italiane. Ish-lojtar i Lacios, në të kaluarën ka qenë edhe partneri i showgirl-it Antonella Mosetti. Në shkurt 2021 ai u arrestua në posedim të një grumbulli kokaine me vlerë 5 milionë euro.