Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama.
Me kore dhe pankarta në duar ata thërrasin për një Shqipëri të re dhe Revolucion. Qytetarët i drejtohen klasës së vjetër politike: Ju erdhi fundi, Ramë në burg, Berisha në burg.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të protestës.
Protestuesi: Jam nipi i Tahir Sinanit, Ramush mos e thyej pjatën ku ke hongër!









