Edhe këtë të premte mijëra vetë u mblodhën sërish në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama para Kryeministrisë.
Pas fjalimeve qytetarët vijuan me marshimin rrugëve të kryeqytetit gjatë orëve të mbrëmjes.
Me pankarta në duar dhe thirrje patriotike dëgjohen: Shqipëria e shqiptarëve jo e tradhtarëve, Shqipëria kërkon revolucion.
Ndërkohë protestës së kësaj së premte i është bashkuar edhe nipi i ish-komandantit të Kosovës, Tahir Sinani.
Protestuesi: Jam nipi i Tahir Sinanit, Ramush mos e thyej pjatën ku ke hongër!
Protestuesit marshim në Tiranë: Rama në burg, Berisha në burg!









