Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 22:55. 35-vjeçari i plagosuri është Zamir Kalemi. Ai ka marrë një plagë arme në këmbë. 35-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit dhe kushëri i Aleksandër Sadikajt. Andrea Kalimi i shpëtoi një atentati me armë në Greqi në Gusht 2023 duke mbetur i plagosur rëndë.
Aleksandër Sadikaj 27 vjeç mbeti i vrarë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës më 11 Qershor 2022 në një atentat me eksploziv që i ishte vendosur poshtë makinës Volkswagen me të cilën udhëtonte.
Policia shkoi në rrethrrotullimin e Selitës dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve. Nuk është e qartë nëse plagosja ka ndodhur pas një sherri të çastit apo ka qenë atentat.
“Zgjohet” Tirana/ Plumba dhe plagosje me armë, kush ishte shënjestra?