-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I’u vu “këmba këmbës” ish-partneres, policia “lidh” me byzylyk elektronik shqiptarin

Kryesoret

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Perugias, pasi ish- e dashura e tij kishte bërë denoncim në polici në 10 janar.

Në fakt sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, historia ka filluar kur shqiptari ka mësuar se vajza kishte një lidhje të re dashurie pas ndarjes së tyre.

Në këtë moment 57-vjeçari filloi ta ngacmonte me mesazhe telefonike, kërcënime, përndjekje në këmbë si dhe me makinë.

Madje ai shkoi si në shtëpinë e saj, duke e kthyer përmbys, ashtu edhe në vendin e saj të punës gjithashtu në shtëpinë e partnerit të saj të ri, duke kërcënuar këtë të fundit.

Veprime të cilat kanë sjellë arrestimin e 57-vjeçarit i cili fillimisht u dërgua në burgun “Capanne” dhe më pas u la në arrest shtëpie me aplikimin e një byzylyk elektronik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit