-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra protestues pro Palestinës marshojnë në Londër

Kryesoret

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Londër ditën e sotme më 13-janar, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, raporton “The Guardian

Demonstruesit u takuan në rrugën Mbretëresha Victoria përpara se të bënin marshimin e tyre drejt Sheshit të Parlamentit.

Disa nga protestuesit bënë thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund sulmeve ajrore kundër Jemenit, të cilat u nisën nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA në fillim të kësaj jave kundër objektivave të grupit Houthi. Policia londineze vendosi 1700 oficerë për të siguruar sigurinë për marshimin.

Një kukull gjigante 12 këmbë e një fëmije refugjati sirian, shoqëroi protestuesit teksa marshonin drejt Sheshit të Parlamentit.

“Brutaliteti dhe sulmet çnjerëzore të Izraelit ndaj Gazës nuk janë befasi. Situata është e rëndë”- shkruhej në disa prej pankartave të protestuesve.

Duke folur në Sheshin e Parlamentit, ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot, akuzoi qeverinë britanike për “bashkëfajësi” me Izraelin. Ai tha se Palestina ishte një “komb i luftëtarëve të lirisë”, ku deklaroi “Unë qëndroj para jush me zemër të thyer, por jo me shpirt të thyer”.

Qindra efektivë policie kanë qenë në shërbim të shtunën në kryeqytet e Anglisë. Përdoruesit në mediat sociale raportuan se “Met” po shpërndante fletushka që paralajmëronin njerëzit që të “mbanin anën e duhur të ligjit”, duke vënë në dukje se “ndërsa shumica e njerëzve janë në përputhje me këto rregullat, për një pakicë kufiri është kaluar”.

Tre persona janë arrestuar me dyshimin se kanë treguar mbështetje për një organizatë të ndaluar, e cila është një vepër penale sipas Aktit të Terrorizmit, ndërsa dy arrestime janë bërë për “pankarta fyese”. Arrestimi i gjashtë u bë për posedim të afisheve që do të përdoreshin për dëmtim kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit