“Big Brother VIP 3” nis sonte mbrëma. Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ.
Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.
Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.